Gjykata Kushtetuese formoi lëndë në të cilën kontestohet Protokolli nga mbledhja e dytë e Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar me Bullgarinë

Gjykata Kushtetuese formoi lëndë në të cilën kontestohet Protokolli nga mbledhja e dytë e Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar me Bullgarinë

Gjykata Kushtetuese informoi se është formuar lëndë në të cilën kontestohet Protokolli nga takimi i dytë i Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar me Bullgarinë i miratuar më 17.07.2022 në Sofje, për të cilin vijon procedura paraprake në të cilën hetohen të dhënat dhe njoftimet e nevojshme për marrjen e vendimit.

Parashtrues i nismës është ish deputetja dhe kryetare e RDM Liljana Popovska, e cila bën të ditur se me Protokollin e kontestuar është shkelur Kushtetuta dhe thotë se ka formë dhe përmbajtje joadekuate, se del jashtë kornizave të aktit juridik i cili përgatit një nen të Marrëveshjes mes dy vendeve dhe prodhon veprime të dëmshme ndaj çështjeve të identitetit për popullin, gjuhën dhe shtetin maqedonas.

Popovska kërkon anulimin e Protokollit dhe deklaron se anulimi justifikohet në përputhje me Konventën e Vjenës mbi të Drejtën e Traktateve (1969), e cila lejon anulimin në rastet kur është në kundërshtim me normën urdhëruese të së drejtës ndërkombëtare të përgjithshme, të cilën ajo e interpreton edhe në këtë rast.

“Sipas asaj që është bërë e ditur në nismë, Protokolli është në kundërshtim me Kushtetutën, sepse nuk është ratifikuar në Kuvend, nuk është publikuar brenda afatit të caktuar kushtetues në ‘Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut’. Përveç kësaj, pretendohet se është në kundërshtim me nenet 6-16, 19, 20 dhe 26 të Ligjit për Lidhjen, Ratifikimin dhe Realizimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare, sepse nuk është respektuar procedura për negocimin, miratimin nga Qeveria dhe nënshkrimin e saj”, bëhet e ditur në nismë.

Në nismë, siç informojnë nga Kushtetuesja, bëhet e ditur se Protokolli nuk është akt i plotfuqishëm i konfirmuar nga Parlamenti por mbetet vetëm procesverbal nga mbledhja e Komisionit Ndërqeveritar. Bëhet e ditur se për dallim të procedurës së zbatuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut e cila e vlerëson si jotransparente dhe me lëshime, Komisioni bullgar për tekstin e Protokollit ka diskutuar që më 23.06.2022, një muaj para se ministrat e Punëve të Jashtme të të dyja vendeve ta nënshkruajnë Protokollin, ndërsa pastaj në mbledhje më 24.06.2022 e ka miratuar të gjithë pakon nga Propozimi francez për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut me Protokollin e integruar në mënyrë implicite.

MARKETING