Beqiri pas eliminimit: Të mësojmë nga kjo humbje dhe të ecim përpara

Shkëndija është eliminuar nga raundi i tretë i Ligës së Kampionëve pas humbjes 5-1 ndaj Qarabagut në Baku. Megjithatë, kampionët e Maqedonisë së Veriut do të vazhdojnë garën europiane në fazën play-off të Ligës së Europës.
Pas ndeshjes, trajneri Jeton Beqiri pranoi se Qarabagu ishte më i mirë.
“Urime Qarabagut, e merituan fitoren. Luajtëm keq në pjesën e parë dhe pranuam gola të hershëm. Do të analizojmë gabimet dhe të përgatitemi për sfidën e radhës,” – u shpreh ai.
Në play-off, Shkëndija do të përballet me humbësin e çiftit Ludogorets – Ferencvarosh.