Ballistët: Ne të duam ty Shkëndijë pa kushte!

Pas eliminimit të Shkëndijës nga Liga e Kampionëve, nuk ka munguar reagimi nga tifo-grupi i zjarrtë “Ballistët”, të cilët përmes një deklarate emocionuese shprehin mbështetjen e palëkundur ndaj ekipit kuqezi.
Në një postim publik, “Ballistët” theksojnë se dashuria për Shkëndijën nuk kushtëzohet nga rezultatet, ndërsa bëjnë thirrje për optimizëm dhe besim në vazhdim, duke pasur parasysh sfidat e mëdha me të cilat përballet klubi, përfshirë mungesën e një stadiumi në qytetin e Tetovës.
Reagimi i plotë i Ballistëve:
“SE KUR TI HUMB MUA ZEMRA MË DJEG, VAZHDOJ JETOJ ME SHPRESË, PËR TY UN DO TË VDES!!!
Ne të duam ty Shkëndijë pa kushte. Rezultatet çdoherë janë në plan të dytë dhe për t’u analizuar e diskutuar se sa ka nevojë të investohet për t’u rritur në futboll – asgjë nuk është e rastësishme.
Kokën lart djema, me kapacitetin dhe fondin e lojtarëve që kemi, suksesi është përtej pritshmërive. Mund të imagjinoni se ne nuk kemi stadium në qytetin tonë ku do të kishim luajtur ndeshjet tona si vendas.
Asgjë nuk ka përfunduar – duhet ta keni të qartë se tashmë emrat tuaj janë të shënuar me shkronja të arta në historinë më të re të Shkëndijës.
Grupet e Europa League, synimi i rradhës. BALLISTËT në delir me datë 21.08 për ndeshjen Play-Off!”*
Ndeshja e ardhshme e Play-Off-it, që do të zhvillohet më 21 gusht, shihet si një mundësi e re për të shkruar histori, ndërsa “Ballistët” premtojnë një atmosferë elektrizuese dhe mbështetje pa kompromis.