(VIDEO) “Merhamet” në panairin ndërkombëtar të librit arab në Stamboll

(VIDEO) “Merhamet” në panairin ndërkombëtar të librit arab në Stamboll

Nën moton “Arabishtja do të ekzistoj përgjithmonë”, në Qendrën e Ekspozitave Yenikapı – Eurasia, u hap më 09.08.2025 Panairi Ndërkombëtar i Dhjetë i Librit Arab, me pjesëmarrjen e mbi 300 shtëpive botuese nga më shumë se 20 vende, si dhe universitete, shkolla dhe institucione kulturore. Aktiviteti, i cili do të zgjasë deri më 17 gusht, dhe organizohet nga Shoqata Ndërkombëtare e Botuesve të Librit Arab, në bashkëpunim me partnerë turq dhe ndërkombëtarë, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Turqisë dhe Dhomës së Tregtisë së Stambollit.

Delegacioni i OKH “Merhamet” në përbërje të kryetarit, Ridvan Xhaferi, anëtarët e Bordit të “Merhamet”, Bekim Sulejmani dhe Xhihad Husejini, gjatë këtyre ditëve po qëndrojnë në Stamboll të Republikës së Turqisë, ku në kuadër të kësaj vizite, OKH “Merhamet” ishte pjesëmarrëse në hapjen e Panairit Ndërkombëtar të Dhjetë të Librit Arab.Lidhur me këtë rast nga OKH Merhamet, theksojnë se panairi në fjalë ka ngërthyer mbi 300 shtëpi botuese pjesëmarrëse, institucione kulturore dhe arsimore, universitete etj.

Në fjalët përshëndetëse të tyre, Valiu i Stambollit, Gül theksoi rëndësinë e arabishtes përtej kufijve të komuniteteve arabe, ndërsa koordinatori Muhamed AğırAkça e quajti panairin “takim kulturor për diasporën dhe të rinjtë”. Ndërkaq, gjatë fjalimeve të tyre, Kryetari i Shoqatës Ndërkombëtare e botuesve arab – Mehdi al-Xhumaili vuri në dukje rolin e Turqisë si urë lidhëse për librin arab drejt Evropës, kurse shkrimtari Yasin Aktay kujtoi se gjuha turke përmban mbi 7 mijë fjalë arabe.

Ish-kreu i Çështjeve Fetare, Dr. Mehmet Görmez, e quajti librin “mesazh për të ardhmen, duke falënderuarvautorët, lexuesit dhe botuesit.

Në këtë panair morën pjesë edhe shumë dijetarë dhe autorë të çmuar nga bota islame, të cilët realizuan ligjërata dhe panele të ndryshme, siç janë: Dr. Tarik Suvejdan, Dr. Fadil Sulejman, Dr. Hani el Benna, Dr. Abdulkerim el-Bekar dhe personalitete të tjera me ndikim në fushën e dijes dhe kulturës islame. /SHENJA.

MARKETING