Maqedonia miqësore me Arabinë Saudite, do të luhet në Pragë

Maqedonia miqësore me Arabinë Saudite, do të luhet në Pragë

Përfaqësuesja Maqedonisë do të zhvillojë një ndeshje kontrolluese kundër Arabisë Saudite me 4 shtator, në kuadër të terminit zyrtar të FIFA-s.

Përfaqësuesja vendit do ta shfrytëzojë raundin e lirë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës dhe kjo do të jetë ndeshja e tretë mes dy përfaqësueseve. Ndeshja e parë u zhvillua më 1 gusht 2001 në Rijad dhe përfundoi pa fitues (1-1). Ndeshja e dytë u luajt më 22 tetor 2022 në Abu Dabi, ku Arabia Saudite fitoi me rezultat 1-0, teksa atëherë për Maqedoninë luajtën futbollistë nga kampionati vendor.

Ndeshja kontrolluese në Pragë do të jetë një test i rëndësishëm për futbollistët tanë më të mirë dhe një mundësi për seleksionuesin Blagoja Milevski të verifikojë formën dhe idetë taktike para vazhdimit të eliminatoreve. Vetëm tre ditë më vonë, më 7 shtator, Maqedonia do të presë Lihtenshtajnin në arenën “Todor Proeski” në Shkup.

Përballja do të zhvillohet në stadiumin “Viktoria” në Pragë, Çeki, me fillim në ora 17:00.

MARKETING