Ofertë marramendëse dhe rekord për Kylian Mbappen – por Real Madridi reagon menjëherë

Kylian Mbappe nis sezonin e tij të dytë me Real Madridin me fanellën numër 10, duke marrë një rol edhe më të rëndësishëm si lider në ekip.
Pas një viti ku fitoi çmimet “Pichichi” dhe “Golden Boot”, objektivi i tij për sezonin 2025-2026 është i qartë: të fitojë çdo trofe të mundshëm me “Los Blancos”.
Një klub nga kjo ligë ka ofruar 350 milionë euro për transferimin e tij, kjo shifër që do të thyente çdo rekord, madje edhe atë të ofertës 300 milionë euro për Vinicius Jr, shkruan mediumi Defensa Central.
Po, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka qenë i qartë në qëndrimin e tij: Mbappe është i paprekshëm.
Për Real Madridin, ai nuk është vetëm ylli më i madh në fushë, por edhe një ikonë marketingu dhe simbol i projektit sportiv të klubit.
Edhe vetë lojtari nuk ka shfaqur interes për këtë ofertë. Mbappe është i përkushtuar ndaj Real Madridit dhe dëshiron të qëndrojë në nivelet më të larta të futbollit evropian, duke u përgatitur për Kupën e Botës 2026.
Ai beson se një transferim në Arabinë Saudite mund ta largojë nga konkurrenca elitare.