Milani nuk ndalet në merkato, në mbrojtje kërkon edhe Gjimshitin

Pas shitjes së Thiaw te Newcastle, Milani ka vepruar me shpejtësi për të forcuar qendrën e mbrojtjes. Lëvizja kryesore është transferimi i afërt i Koni De Winter nga Genoa, për një shumë rreth 20 milionë euro me bonuse të përfshira. Qendërmbrojtësi belg, i formuar te Juventus dhe tashmë me eksperiencë në Serie A, shihet si një zgjidhje e menjëhershme, por edhe afatgjatë falë moshës (23 vjeç) dhe potencialit të tij.
Megjithatë, sipas Tuttosport, De Winter nuk do të jetë i vetmi përforcim në prapavijë. Pas largimit të Thiaë dhe formës jo të qëndrueshme të Tomori, kuqezinjtë duan të kenë të paktën pesë qendërmbrojtës në dispozicion të Allegri-t. Për këtë arsye po shqyrtohen edhe pista të tjera, si Berat Djimsiti i Atalantës dhe Caleb Okoli i Leicester-it, ndërkohë që klubi monitoron edhe mundësi të tjera në tregun evropian.