Turqia dhe Egjipti dakord për një qasje të përbashkët ndaj krizave rajonale, dënojnë planin e pushtimit të Gazës

Turqia dhe Egjipti dakord për një qasje të përbashkët ndaj krizave rajonale, dënojnë planin e pushtimit të Gazës

Ministri i Jashtëm egjiptian, Badr Abdelatty, njoftoi një se vendi i tij dhe Turqia janë dakord mbi mënyrat për të trajtuar krizat e vazhdueshme që prekin rajonin, pas një takimi me ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan, në El Alamein të Egjiptit, raporton Anadolu.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Abdelatty e përshkroi fazën aktuale të marrëdhënieve Egjipt-Turqi si një “moment të rëndësishëm të harmonizimit strategjik”.

Ai theksoi “dënimin e përbashkët të vendimit të Izraelit për të pushtuar Gazën”.

Ministrat konfirmuan “angazhimin e tyre për të bashkuar përpjekjet dhe për të përdorur të gjitha mjetet e disponueshme për t’u përballur me planin e pushtimit izraelit dhe pasojat e tij”, tha kryediplomati egjiptian.

MARKETING