(VIDEO) Osmani: Zgjedhjet lokale janë referendum kundër vasalitetit ndaj Mickoskit

(VIDEO) Osmani: Zgjedhjet lokale janë referendum kundër vasalitetit ndaj Mickoskit

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe njëherësh kandidatë i kësaj partie për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, në “Specialën e Ditës” për Televizionin Shenja, tha se këto zgjedhje do të jenë referendum kundër vasalitetit ndaj kryeministrit, Hristijan Mickoski, i cili sipas Osmanit, tenton që me ç’do kushtë të preferuarit e tij ti prezanton si përfaqësues të shqiptarëve.

BUJAR OSMANI, KANDIDATI I BDI PËR KOMUNËN E ÇAIRIT

Po tentohet që politika e Mickoskit, para se gjithash, dëshiron që të ç’formojë strukturën e oraganizuar shqiptare, ku populli vendos për fatin e vet dhe të definojë jaranit personale, si model i përfaqësimit shqiptarë. Fillimishtë ai filloi duke perzgjedhur fraksione të preferuara të tij, që të luaj rolin e përfaqësuesve shqiptarë, tash ka shkuar një hap më tutje, që të zgjedh individ të tij, miq të tij, të cilët miqësitë e tij personale dëshiron ti prezanton si përfaqësues i shqiptarëve”.

Osmani gjithashtu sqaroi edhe pse vendosi të kandidojë për komunën e Çairit. Ai tha se mungesa e rendit në trafik, mungesa e rendit në ndërtim dhe mungesa në urbanizëm në këtë komunë, janë vetëm disa arsye që e kanë shtyrë atë ta marrë këtë vendim.

BUJAR OSMANI, KANDIDATI I BDI PËR KOMUNËN E ÇAIRIT

Unë jetoj në Çair, fëmijët më rriten në Çair dhe kjo që po ndodh në Çair nuk jep shpresë për një të ardhme, njerëzve u zihet fryma këtu, për shkak se nuk ka një vizion, nuk ka një perspektivë. Njerëz të cilët nuk jetojnë në Çair, fëmijët nuk u rriten në Çair, e kanë shëndruar këtë në poligon biznesi për punët e tyre, mirëpo në kurriz të njerëzve që jetojnë këtu”.

Ndërkaq, Osmani gjatë intervistës u zotua bindshëm, se nëse arrinë ti fitojë zgjedhjet dhe të marrë timonin për të udhhequr me Çairin, nuk do të ketë asnjë ndërtim ilegal, ndërsa tha se shumë ndërtime që janë bërë në këtë komunë do të verifikohen se sa janë të sigurta.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING