(VIDEO) Punësimi dhe mospunësimi, partitë shqiptare vazhdojnë “luftën” me numrat

“Lufta” me numra për punsimet e shqiptarëve në institucionet publike mes opozitës dhe pushtetit nuk ka të ndalur as edhe në fundjavë, rezultatet e llogarive të tyre po dalin të ndryshme.
Nga Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit, akuzojnë qeverinë se po punson një lum qyetarë të palës maqedonase, ndërsa shqiptarët në mënyrë simbolike. Sipas ASH-së, edhe ata pak shqiptarë që janë punsuar, janë familjarë të eksponentëve të VLEN-it.
ALEANCA PËR SHQIPTARËT, KRAHU I ARBEN TARAVARIT
“Ky është modeli i udhëheqjes së VLEN-it – që merr poste të rëndësishme në institucione vetëm për familjarët e tyre, si shpërblim nga VMRO-DPMNE për lojalitetin politik. VLEN premtoi 2.500 punësime për shqiptarët. Sot, reklamon vetëm 33 punësime me kontrata afatshkurtra, ndërsa VMRO-DPMNE, vetëm brenda një jave, punësoi 177 militantë partiakë – përfshirë edhe 14 punësimet e fundit në M-NAV”.
Ndërkaq, matematika e zv/kryeministrit, Arben Fetai, e thotë të kundërtën. Ai tha se punsimet e shqiptarëve po bëhen gjithnjë e më shumë.
ARBEN FETAI, ZV/KRYEMINISTËR
“Vetëm në shëndetësi janë punsuar 1250 nënpunës shëndetësor në 45 ditët që po i lëmë pas, janë punsuar mijëra shqiptarë, do të dalim shumë shpejtë me analiza përfundimtare të punsimeve pas shpalljeve të zgjedhjeve. Por sa i përket punsimeve të cilat janë realizuar, do të shifni se aty nuk bëhet fjalë për familjarë”.
Përveç punsimeve, Fetai thotë se për herë të parë janë avancuar me qindra shqiptarë në institucionet e shtetit, gjë e cila siç thotë ai, nuk ka ndodhur asnjëher në qeveritë e kaluara.
Samir Mustafa /SHENJA/