Lëvizje surprizë nga Arsenali – synojnë ta rrëmbejnë goditjen e madhe të Interit

Lëvizje surprizë nga Arsenali – synojnë ta rrëmbejnë goditjen e madhe të Interit

Arsenali ka shfaqur interes për Ademola Lookman, ndërsa kërkon të forcojë repartin ofensiv mes tensioneve të lojtarit me Atalantan. 

Interi ende nuk ka arritur të përmbushë kërkesën e Atalantas prej 50 milionë eurosh, çka i hap rrugën klubeve të tjera për ta siguruar shërbimin e sulmuesit. 

Sipas Calciomercato, Arsenali është futur seriozisht në garë dhe po përgatitet të paraqesë një ofertë për lojtarin nigerian, për të shtuar alternativat në vijën e sulmit. 

Klubi londinez gjithashtu synon të shesë Leandro Trossard gjatë kësaj vere, për të liruar hapësira për talente të rinj në ‘Emirates’. 

Arsenali kërkon të sjellë përforcime që të plotësojnë profilin e Viktor Gyokeres në sulm dhe të ofrojnë një gamë të gjerë profilesh brenda skuadrës. 

27-vjeçari ka shkëlqyer në Serie A, duke realizuar 20 gola dhe dhënë 7 asistime në 40 ndeshje sezonin e kaluar me Atalantan. 

Për më tepër, drejtori ekzekutiv i Atalantas, Luca Percassi, ndodhet aktualisht në Londër, një mundësi që mund të lehtësojë negociatat mes palëve. 

Megjithatë, dëshira e Lookman ka qenë që të vazhdojë karrierën në Itali, me Interin që tashmë ka rënë dakord për kushtet personale të një kontrate pesë vjeçare me një pagë prej 4.5 milionë euro në sezon. 

Oferta aktuale e Interit është 42 milionë euro plus 3 milionë euro bonuse, por Atalanta nuk pranon të bëjë kompromis me një rival të drejtpërdrejtë në kampionat.

MARKETING