Kisella Voda, Qendra dhe Mogilla do ta përmirësojnë efikasitetin energjetik me mjete grant dhe nënhua përmes Projektit të efikasitetit energjetik në sektorin publik

Kisella Voda, Qendra dhe Mogilla do ta përmirësojnë efikasitetin energjetik me mjete grant dhe nënhua përmes Projektit të efikasitetit energjetik në sektorin publik

Komunat Kisella Voda, Qendra dhe Mogilla, me mjete nga Projekti i efikasitetit energjetik në sektorin publik dhe Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore, që po realizohet përmes Njësisë Projektuese në Ministrinë e Financave, do të implementojnë masa për efikasitet energjetik dhe modernizim të ndërtesave publike, të cilat do të kontribuojnë në uljen e konsumit të energjisë elektrike, si dhe në uljen e emetimeve të gazrave të dëmshëm.

Marrëveshjet për nënhua dhe grant midis komunave dhe Ministrisë së Financave në kuadër të Projektit të efikasitetit energjetik në sektorin publik u nënshkruan nga kryetarët e këtyre njësive të vetëqeverisjes lokale dhe ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska.

Me Komunën e Kisella Vodës u nënshkrua Marrëveshja për nënhua dhe grant për zbatimin e nënprojektit në Komunën e Kisella Vodës, i cili do të përfshijë rindërtimin dhe zbatimin e masave për efikasitet energjetik në SHFP “Rajko Zhinzifov”, gjegjësisht parashikohet rindërtimi i SHFK-së “Rajko Zhinzifov”, me fokus në efikasitetin energjetik.

Gjithashtu, në Komunën e Mogillës, Marrëveshja e nënhuasë dhe grantit përfshin zbatimin e masave të efikasitetit energjetik në tre objekte të sektorit publik, përkatësisht SHFK “Vëllezërit Milladinovci” – fshati Dobrushevë, SHFK “Koço Racin” – fshati Ivanjevcë dhe salla sportive “Iljo Llopatiçki” në Mogillë.

Realizimi i projekteve në këto komuna është brenda komponentit të parë të Projektit, i cili përfshin investimet në efikasitet energjetik në komuna, për të cilat janë siguruar 8.2 milionë euro. Përveç kësaj, ky komponent parashikon edhe investime në efikasitet energjetik në ndërtesat e qeverisë qendrore në vlerë prej 9.21 milionë eurosh.

Objektivi i Projektit të Efiçiencës së Energjisë në Sektorin Publik është të zvogëlojë konsumin e energjisë në sektorin publik dhe të mbështesë krijimin dhe vënien në funksionim të mekanizmit të qëndrueshëm për financimin e efikasitetit të energjisë në sektorin publik.

 

MARKETING