(VIDEO) ASH-Taravari: Ndahen 40 projekte, vetëm një për një universitet shqiptar

(VIDEO) ASH-Taravari: Ndahen 40 projekte, vetëm një për një universitet shqiptar

Reagimet nga partitë opozitare shqiptare me shifra dhe numra konretë, nuk kanë munguar sot, ndërsa kësaj here ka qenë cak Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Nga Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit, akuzojnë këtë ministri, se siç thonë, ka shpërndarë 40 projekte kërkimore për vitin 2025. Nga to, 39 shkojnë për universitetet maqedonase, vetëm një për Universitetin e Tetovës. Sipas ASH-së, ky është diskriminim etnik dhe shkencor në formën më të pastër

ALEANCA PËR SHQIPTARËT, KRAHU I ARBEN TARAVARIT

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, universitetet në Shkup, Manastir e Shtip morën nga 5–6 projekte secili. Universitetet shqiptare u lanë jashtë. Ky është modeli i diskriminimit që po zbatojnë VMRO dhe VLEN ndaj shkencës shqiptare”.

Nga partia e Taravarit shtojnë më tej se kjo është një shuplakë për botën akademike shqiptare pa përkrahje për universitetet që mësohet shqip, ndërsa akuzojnë zyrtarët shqiptarë në qeveri se po heshtin.

ALEANCA PËR SHQIPTARËT, KRAHU I ARBEN TARAVARIT

Ku është Akademia Shqiptare që VLEN e proklamoi? Pse nuk figuron askund? UEJL u injorua, Universiteti “Nënë Tereza” u anashkalua, ndërsa Universitetit të Tetovës iu dha vetëm një projekt – thjesht për të mos dalë lista krejt etnikisht e pastër. Një nga dyzet projekte nuk është rastësi: është raporti 39 me 1, diskriminim i pastër”.

E, partia opozitare vlersojnë se ky anashkalim nuk është rastësi e as nuk është gabim, por është siç thonë, politikë shtetërore e përjashtimit, që synon të fshijë kontributin shqiptar në shkencë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING