Kabineti izraelit i Sigurisë miraton propozimin e Netanyahut për “pushtimin e qytetit të Gazës”

Kabineti izraelit i Sigurisë miraton propozimin e Netanyahut për “pushtimin e qytetit të Gazës”

Kabineti izraelit i Sigurisë ka miratuar një plan të ri për të pushtuar qytetin e Gazës, i cili ndodhet në veri të Rripin të Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu thuhet se Kabineti i Sigurisë miratoi propozimin e kryeministrit për të pushtuar qytetin e Gazës.

Sipas burimeve lokale, ushtria izraelite po përgatitet të vendosë nën pushtimin e saj të gjithë qytetin e Gazës që ndodhet në Rripin e Gazës.

Siç raporton faqja e lajmeve “Axios” me bazë në SHBA, një zyrtar izraelit deklaroi se ofensiva e planifikuar e ushtrisë do të përfshijë vetëm qytetin e Gazës dhe nuk do të shtrihet në kampet e refugjatëve ose zona të tjera.

Sipas zyrtarit, qëllimi është zhvendosja me forcë e të gjithë civilëve nga qyteti i Gazës deri më 7 tetor dhe drejtimi i tyre në kampet e refugjatëve në pjesët qendrore të Rripit të Gazës dhe në zonat përreth. Pas kësaj, do të nisë një sulm tokësor kundër anëtarëve të mbetur të Hamasit në qytet dhe qyteti do të vendoset nën rrethim të plotë.

– Preferohet termi “kontroll” dhe jo “pushtim”.

Sipas gazetës kryesore izraelite “Yediot Ahronot” në mbledhjen e Kabinetit të Sigurisë fjala “pushtim” u la jashtë qëllimisht për shkak të përgjegjësive ligjore. Në vend të kësaj u preferua termi “kontroll”.

Një zyrtar i lartë izraelit foli gjithashtu për “Yediot Ahronot” duke thënë: “Qëllimi ynë është të pushtojmë Gazën, por në dokumentet dhe deklaratat zyrtare, ne përdorim termin ‘kontroll’ për arsye ligjore”.

Sipas gazetës, kjo preferencë u bë për të shmangur përgjegjësitë e drejtpërdrejta ndaj civilëve në territoret e pushtuara sipas ligjit ndërkombëtar. Kabineti izraelit i Sigurisë mbajti takim dje në mbrëmje për të diskutuar pushtimin e të gjithë Rripit të Gazës.

Në një intervistë për “Fox News” para mbledhjes së kabinetit, Netanyahu tha se “Ata synojnë të marrin nën kontroll të gjithë Gazën”.

MARKETING