Arrestohet personi që vrau vëllaun e tij në Kavadar

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot Departamenti për Punët të Brendshme në Kavadar ka ngritur kallëzim penal ndaj S.I për shkak të vrasjes së vëllaut të tij më 27 gusht.
Ai dyshohet se në shtëpinë e familjes në Kavadar me mjet të fortë metalik i ka shkaktuar lëndime vëllait të tij I.I. (42) nga Kavadari, nga të cilat ka ndërruar jetë, ndërsa trupin e tij e ka varrosur në një objekt ndihmës në oborrin e shtëpisë së përbashkët.
Konkretisht, dje (05.08.2025), motra e tyre V.O. (44) e ka raportuar zhdukjen e vëllait të saj I.I. në Departamentin e Policisë së Kavadarit në orën 11:00 të paradites.
Ndërsa, në orën 13:00, ajo ka raportuar se në ndërtesën ndihmëse në oborrin e shtëpisë së vëllezërve të saj, ku ka shkuar me bashkëshortin e saj, kanë vënë re se ka pasur një gërmim të mbuluar me dhe të lirshëm, gjë që i ka shtyrë të dyshojnë se vëllai i saj i zhdukur mund të jetë varrosur brenda.
“Menjëherë pas raportimit, në vendngjarje kanë mbërritur një prokuror publik, oficerë policie dhe përfaqësues nga Instituti i Mjekësisë Ligjore i Shkupit, ndërsa një shtëpi funerale ka gërmuar gropën dhe ka gjetur trupin e I.I. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi dhe ekspertizë. Po atë ditë, në orën 14:40, pas kryerjes së kontrolleve operative dhe marrjes së informacionit dhe në koordinim me prokurorin publik, oficerët e policisë e kanë privuar S.I. nga liria, pas së cilës e kanë çuar në prokurori, ku ai e ka pranuar krimin në një intervistë zyrtare”, thonë nga MPB.