(VIDEO) Pa provimin e maturës medresantët nuk mund të regjistrohen në fakultet

(VIDEO) Pa provimin e maturës medresantët nuk mund të regjistrohen në fakultet

Provimit të maturës shtetërore do të duhet ti nënshtrohen edhe nxënësit e shkollave fetare. Kështu njoftoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska e cila mes tjerash tha se ata nxënës të cilët nuk i nënshtrohen provimit të maturës shtetëore nuk do të kenë të drejtë të regjistrohen në fakultete tjera përveç fakultetit Teologjik.

Ajo shtoi se me ligjin e miratuar para ca kohësh është zgjidhur në çështje që zvarritej vite të tëra, e në vigjilje të kësaj, Janevska e përmendi edhe zgjidhjen e Qeverisë paraprake për të cilin tha se personalisht mendon se është sjellë me forcë.

VESNA JANEVSKA – MINISTRE E ARSIMIT DHE SHKENCËS

Nxënësit do të mund të jenë pjesë e testimeve të maturës shtetërore. Ndërkaq, nxënësit që nuk do të marrin pjesë në provimin e maturës shtetërore nuk do të mund të vazhdojnë mësimin në faktultetet tjera përpos fakultetit Teologjik. Ligji është i ngjashëm me ligjet e shteteve përreth nesh dhe mendoj se ishte koha që edhe ky problem të zgjidhjet sepse kishim edhe një tentim jo-kushtetues, të cilin Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë e për të cilin personalisht mendoj se është sjellë me forcë, por tashmë kjo nuk ka rëndësi”.

Ndryshe, ligji për shkollat e mesme morri dritën jeshile në Kuvend. Për këtë ligj votuan 2/3 e deputetëve apo 80 deputet. Me këtë ligj, është rregulluar statusi i Medresesë “Isa Beu” nxënësit e të cilës ndonëse kryenin shkollimin katër vjeçarë nuk kishin të drejtë të regjistrohen në fakultetet e vendit përshkak se diploma e tyre nuk njihej nga institucionet.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING