(VIDEO) Aktivitet i “Merhametit”, shkollë verore kushtuar shpikjeve dhe inovacionit

Në një atmosferë plot energji dhe kreativitet, sot u mbajt një aktivitet frymëzues dhe i veçantë për fëmijët në kuadër të shkollës verore të Shoqatës Kulturore “Merhamet” kushtuar shpikjeve dhe inovacionit. Ky aktivitet, që bashkoi edukimin dhe argëtimin, synoi të nxisë mendimin kritik dhe kreativitetin tek brezi i ri. Ligjëruesi, Metin Ferati thotë se përmes këtyre aktivitete ata primare e kanë që t’i ndihmojnë fëmijët të mendojnë si shpikës, inovator dhe si krijues të teknologjisë, e jo vetëm si përdorues të saj.
Metin Ferati, ligjërues
“Qëllimi i këtij aktiviteti është që t’i marrim fëmijët e moshave prej 9 deri në 14 vjeç, organizojmë një puntori për ta që t’i ndihmojmë të mendojnë si shpikës, si inovator dhe si krijues të teknologjisë, jo vetëm si përdorues të saj. Puntoria zhvillohet në mënyrën që ata e marin një problem imagjinar të vitit 2035 dhe mundohen të bëjnë një shpikje për problemin e caktuar, pastaj ata e përshkruajnë dhe vizatojnë idenë e tyre, idetë më të mira që do ti vlerësojnë, me ndihmën e inteligjencës artificiale do t’i vizualizojmë që do t’iu japim fëmijëve se si do të ishte dukur ajo në realitet”.
Ndërkaq, fëmijët patën mundësinë të marrin pjesë në një kurs edukativ mbi shpikjet, ku jo vetëm që mësuan rreth ideve të mëdha që kanë ndryshuar botën, por edhe u përfshinë vetë në krijimin e shpikjeve të tyre të imagjinuara.
“Një asistent që të asiston çdo herë, \\ po kur të shkosh në market, supermarket, mos me shku ti po me i thon atij me shku”.
“Mendoj që për disa pleq që jetojnë në një shtëpi vet, të kenë ndonjë gjë, që mund t’i japë ide të ndonjë ushqimi më të lehtë që mund të bëjë, që të mos rëndohen shumë që të bëjnë ushqime të rënda”.
Tutje, Ferati po ashtu vlerëson se mosha e tyre është e duhura për të filluar që t’i vendosin në rolin e një shpikësi, nga ku dhe vlerëson se aktivitete të këtilla duhet shtuar pasiqë shohin shumë potencial tek të rinjtë por thjesht duhet punuar me ta.
Metin Ferati, ligjërues
“Për këtë puntori kemi diku 50 fëmijë të cilët na kanë ardhur, kryesisht \ klasa 6 deri në klasën e 9. Është edhe grupmoshë perfekte ndoshta për ti vendosur në këtë mendësinë e të menduarit si shpikës, ata të shohin teknologjinë edhe si një mjet të cilën mund të krijojnë për të dhe jo të bëhen vetëm konsumator të saj. Aktivitetet e këtilla doemos duhet të shtohen, mendoj edhe çka pamë gjatë kësaj puntorie, të rinjtë tonë kanë shumë potencial por thjesht duhet dikush që të punoj me ta sa më shumë”.
Ky aktivitet, që bashkoi edukimin dhe argëtimin, synon të nxisë mendimin kritik dhe kreativitetin tek brezi i ri, të ngjallë dashurinë për dijen, inovacionin dhe mendimin e lirë tek më të vegjlit, të cilët me shumë pasion dhe entuziazëm po mendonin për krijimin e shpikjes së tyre të ardhshme.
Anida Murati /SHENJA/