(VIDEO) Mickoski: Nuk i kam dëgjuar thirrjet antishiptare, por i dënoj!

“Absolutisht e dënojë sjelljen ksenofobike dhe brohoritjet nacionaliste të disave të cilët nuk patën përkrahje nga asnjë nga të pranishmit që ishin në sallë”, kështu u përgjigj kryeministri Hristijan Mickoski, i pyetur lidhur me thirrjet dhe brohoritjet antishqiptare në Kumanovë ditën e shtunë, gjatë ndeshjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë. Mickoski tha se fillimisht as nuk i kishte vërejtur sepse siç tha ai bëhej fjalë për një grup të vogël tifozësh.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR
“Të jem i sinqertë përderisa isha aty as që e kam vërejt për shkak së behej fjalë për një grup të vogël por gjithashtu, do të doja të bashkohem për dënimin e nacionalizmit dhe ksneofboinë së pari për atë që ndodhi në ndeshjen në mes Maqedonisë dhe Rumanisë, dhe u bëj thirrje tifo grupeve që të bëjnë tifozllëk në mënyrë sportive të përkrahin ekipin e tyre dhe ekipin nacional. Kjo është ajo që kjo Qeveri e përkrah dhe gjithçka tjetër do të jetë lëndë hetimi dhe ndëshkueshmërisë pa dallim nga kush cila palë vjen”.
Ministri i Sportit Borko Ristovski i pyetur lidhur me rastin tha se në bashkëpunim me institucionet përkatëse do të punojnë në vijim në edukimin e tifozëve dhe theksoi se raste të tilla nuk duhet të ndodhin në vend.
BORKO RISTOVSKI, MINISTËR I SPORTIT
“Ne si ministri e sportit nuk mund të kemi reagime konkrete sespe nuk vjen kjo nga ndonjë subjekt sporti porn ga tifozët, ne nuk kemi kompetenca të reagojmë, por dua të them se në Maqedoni nuk ka nevojë për brohoritje të tilla nga asnjëra palë. Ne së pari do të punojmë në edukimin e tifozëve, popullit se çdokush ka të drejtë ta përkrahë ekipin e tij por raste të tilla nuk duhet të ndodhin”.
Të shtunën në ndeshjen e parakualifikimeve për Kampionatin Botëror të basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë e cila u zhvillua në Kumanovë, në sallë u dëgjuan brohoritje fyese ndaj shqiptarëve si” “Le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar, emri maqedonas nuk do të zhduket, “ Maqedoni e pastër, e pastër, e pastër”, “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” etj. Gjë e cila shkaktoi revoltë dhe reagime të shumta në opinion, pasi një gjë e tillë ndodhi në prani të kryeministrit Hristijan Mickoskit si dhe figurave të tjera të elitës politike maqedonase të cilit ishin të pranishëm në sallë.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/