(VIDEO) VLEN: BDI ka lënë shumë tragjedi të pandëshkuara!

(VIDEO) VLEN: BDI ka lënë shumë tragjedi të pandëshkuara!

Koalicioni VLEN i ka reagur drejtpërdrejt Bashkimit Demokratik për Integrim. Ata me një sërë pyetjesh të parashtruara publikisht kërkojnë llogari nga BDI për disa raste të diskutueshme, përderisa ata ishin në pushtet. Nga VLEN, theksojnë se BDI nuk mund të fshihet përgjithmonë pas fjalëve “patriotizëm”, “dinjitet” dhe “e ardhme”, duke lënë pas siç thonë, tragjedi të pandëshkuara, afera të pazgjidhura dhe pasurim imoral.

VLEN

A është patriotizëm të heshtësh për Monstrën, ku shqiptarët u shpallën terroristë pa prova?A është patriotizëm të mos japësh dorëheqjen pas ngjarjeve në Lagjen e Trimave, ku 10 shqiptarë u vranë në një aksion të dyshimtë policor? A është patriotizëm të injorosh rastin Alfa, ku shqiptarët u dënuan në një proces që i ngjan një montimi klasik?A është patriotizëm heshtja për vrasjen e Almirit të vogël, ku gjykata e quajti “aksident trafiku”, dhe ju nga BDI heshtnit?”

Nga koalicioni VLEN vlersojnë se shqiptarët nuk e meritojnë një parti që ndërton pronën, karrierën dhe të ardhmen e saj në kurriz të tragjedive të tyre. Sipas tyre, tani është koha për përgjegjësi, llogaridhënie dhe drejtësi.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING