MPB: Ndalohen dy persona nga Dibra, gjuajtën me armë zjarri në ahengje familjare

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se janë arrestuar dy persona nga Dibra të cilët gjuajtën me armë zjarri në ahengje familjare.
“Më 04.08.2025 në orën 00:15 në Dibër, oficerët e Stacionit të Policisë në Dibër e privuan nga liria F.P. (28) nga Dibra, duke vepruar në bazë të një njoftimi të mëparshëm se ai kishte qëlluar me armë në një aheng familjar. Arma iu konfiskua dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse”.
“Gjithashtu, më 03.08.2025 në orën 22:45, në Stacionin e Policisë në Dibër u ndalua B.C. (31) nga Dibra, i cili më parë kishte qëlluar me një armë sinjalizuese që e zotëronte pa certifikatë të duhur në një aheng familjar në Dibër. Armën u konfiskua dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse”, njoftojnë nga MPB.