(VIDEO) Raporti i revizionit për Fondin Shëndetësor, VLEN: Ky raport është aktakuzë politike për BDI-në

(VIDEO) Raporti i revizionit për Fondin Shëndetësor, VLEN: Ky raport është aktakuzë politike për BDI-në

Koalicioni VLEN ka reaguar ndaj raportit të fundit të Entit Shtetëror Revizionit i cili zbuloi dobësi serioze sistemike në funksionimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore për vitin 2023, duke treguar mungesën e një sistemi të vetëm të integruar për referime, raporte mjekësore dhe faturim. Nga VLEN tha se ky raport, është një aktakuzë morale dhe politike për mënyrën se si BDI dhe drejtuesit e saj kanë keqmenaxhuar institucionet publike. Ata akuzuan ish drejtorin e Fondit Faton Ahmeti, i cili atë kohë ishte drejtori nga radhët e BDI-së, për keqmenaxhim të pandëshkuar.

Koalicioni VLEN

Me mbi 5 milionë euro të shpenzuara pa kontroll për trajtime jashtë vendit, me dhjetëra padi gjyqësore brenda dhe jashtë shtetit, me mungesë totale të sistemit të integruar për receta dhe shërbime shëndetësore, dhe me një rrjet të brishtë informatik që dështoi nën sulme kibernetike, Fondi i Shëndetësisë është shembulli më i qartë i shndërrimit të një institucioni vital në një çerdhe kaosi nga qeverisja e BDI-së. Raporti i revizionit konfirmon atë që qytetarët e kanë ndjerë në lëkurën e tyre: paratë publike janë abuzuar, sistemet jetike janë shkatërruar, dhe institucionet janë kthyer në plaçkë për emra të lidhur politikisht. Qytetarët kanë të drejtë të dinë: Kush do të japë llogari për këtë dështim?”

Ndëkraq, Ahmeti i është përgjigjur këtyre akuzave duke thënë se, koalicionit VLEN se po i braktisin interesat shqiptare dhe po shërbejnë vetëm si vegla të pushtetit. Ai thekson se revizioni në Fondin për Sigurim Shëndetësor është pasojë e problemeve të trashëguara ndër vite, por ajo që po ndodh sot, sipas tij, është braktisje e hapur e pacientëve shqiptarë.

Ndryshe, në raportin e revizionit mes tjerash thuhet se, sistemi i recetave elektronike nuk është krijuar ende dhe kontrollet ekzistuese për recetat janë të pamjaftueshme. Revizoni ka vërejtur probleme kritike të IT-së – mungesën e strategjisë së IT-së, mungesat e stafit dhe infrastruktura e vjetërsuar e serverëve, të cilat kontribuuan në një sulm kibernetik në shkurt 2023. Po ashtu, janë identifikuar parregullsi në procesin e udhëzimit për trajtim jashtë vendit, ku nuk ka kontroll dhe monitorim të përshtatshëm të rezultateve të trajtimit për rreth 5 milionë euro.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING