(VIDEO) DAP gjeti parregullësi në 34% të objekteve të kontrolluara

(VIDEO) DAP gjeti parregullësi në 34% të objekteve të kontrolluara

Drejtoria e të Ardhurave Publike ka kryer gjithësej 154 kontrolle në terren për fiskalizim gjatë periudhës nga 21 deri më 27 korrik të këtij viti, duke synuar lloje të ndryshme të subjekteve afariste, nga ku dhe perkohësisht kanë mbyllur pesë subjekte në vend si dhe ndalon pesë tatimpagues të tjerë të kryejnë aktivitete. Siç njoftuan ata, kontrollet përfshinë tobake, objekte hotelierike, agjenci udhëtimesh dhe hotele, si dhe objekte të tjera.

DREJTORIA E TË ARDHURAVE PUBLIKE

Kontrollet u kryen në të gjithë vendin në disa qytete, duke përfshirë destinacione turistike ku ka një frekuencë të shtuar të turistëve gjatë periudhës së verës. Nga 154 subjekte të kontrolluara, në 52 subjekte ose në 34% të kontrolleve u gjetën parregullsi”.

Tutje ata shtuan se pesë tatimpaguesve, iu dha masa e ndalimit të përkohshëm për të kryer aktivitetet e tyre, ndërsa tre subjekte në Ohër, një në Gostivar dhe një në Strugë u mbyllën përkohësisht.

DREJTORIA E TË ARDHURAVE PUBLIKE

Në Shkup, u kryen 43 kontrolle dhe u përcaktuan 9 parregullsi; Në Strugë, Ohër dhe Resnjë u kryen 64 kontrolle dhe u konstatuan: 10 parregullsi në Strugë, 14 në Ohër, 2 në Resnjë. Në Prilep u kryen 5 kontrolle dhe u konstatuan 3 parregullsi. Në Tetovë, Gostivar dhe Kërçovë, u kryen 15 kontrolle dhe u konstatuan 6 parregullsi, nga të cilat 4 në Tetovë dhe nga një në Gostivar dhe Kërçovë”.

Drejtoria e të Ardhurave Publike u bën thirrje të gjithë tatimpaguesve të veprojnë me ndërgjegje dhe në përputhje me rregulloret ligjore, me qëllim që të kontribuojnë në forcimin e pajtueshmërisë tatimore dhe promovimin e disiplinës tatimore në vend. Bazuar në kontrollet e kryera, ata thonë se do të kryhen verifikime të kryqëzuara me qëllim verifikimin e besueshmërisë së të ardhurave të deklaruara të tatimpaguesve.

Anida Murati /SHENJA/ 

MARKETING