Filipçe nga Kumanova: Ilindeni është themeli ynë – bashkë ta vazhdojmë luftën për Maqedoninë

Kryetari i LSDM-së, Venko Filpçe sot nga Krusheva dërgoi urime me rastin e 2 Gushtit, Ditës së Republikës – Ilindeni.
“Ju uroj festën e Ilindenit nga Krusheva historike dhe e guximshme, ku filloi revolucioni, ku filloi lufta e madhe, epopeja për një shtet të lirë dhe të pavarur. Sot i festojmë të dy Ilindenët, atë të vitit 1903 dhe atë të vitit 1944 dhe KAÇKM-në. Së pari duhet të kujtojmë dhe t’u bëjmë nderime të gjitha viktimave që, me gjakun e tyre, me sakrificën e tyre, ndërtuan themelet e shtetit tonë modern. Ata e filluan luftën që nga një vend i varfër, gjysmëfeudal dhe i pazhvilluar, tani të jetojmë në një shtet modern dhe të zhvilluar”, thotë Filipçe.
Por, shton ai, sot vazhdon lufta për integrimin e vendit në BE, për çka, thotë, nevojitet shumë punë, por edhe bashkim.
“Megjithatë, duhet të pranojmë se lufta jonë në kohë paqeje nuk ka mbaruar, se ende duhet të punojmë shumë, që më në fund të bëhemi pjesë e Evropës. Duhet të punojmë të gjithë së bashku dhe të lëmë mënjanë ndarjet dhe kualifikimet në patriotë dhe tradhtarë, sepse patriotizmi i vërtetë është vetëm përparimi i vendit tonë”, thotë kryetari i LSDM-së Filipçe.