Mexhiti: Çairi është thirrja që nuk mund ta refuzoj!

Mexhiti: Çairi është thirrja që nuk mund ta refuzoj!

Izet Mexhiti ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Komunës së Çairit. Ai e konsideron këtë përgjegjësi dhe thirrje të rëndësishme, duke u angazhuar të jetë gjithmonë pranë qytetarëve dhe t’u ofrojë mbështetje të plotë.

“Çairi është komuniteti im dhe njerëzit e tij meritojnë një kryetar që është në mesin e tyre, i gatshëm të ndihmojë dhe të shërbejë në çdo moment,” tha Mexhiti.

Ai shprehu besimin se do të japë kontributin e tij maksimal për zhvillimin dhe përmirësimin e jetës së banorëve të Çairit.

MARKETING