VLEN publikon listën e kandidatëve për zgjedhjet lokale, ende pa vendim për katër komuna

VLEN publikon listën e kandidatëve për zgjedhjet lokale, ende pa vendim për katër komuna

Sot, kryesia qendrore e koalicionit VLEN mbajti mbledhjen e radhës, ku ndër temat kryesore ishte diskutimi për përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, raporton SHENJA. Në një konferencë për shtyp nga VLEN theksojnë se prioritet mbetet përzgjedhja e kandidatëve më të pranuar për qytetarët, duke u përqendruar në figura që do të jenë në funksion të interesave lokale dhe zhvillimit komunal.

Pas diskutimeve, kryesia ka miratuar listën e mëposhtme të kandidatëve për kryetarë komunash:

  • Tetovë: Bilall Kasami

  • Çair: Izet Mexhiti

  • Strugë: Mendi Qyra (kandidat i pavarur)

  • Kërçovë: Fatmir Limani

  • Dibër: Fisnik Mela

  • Shkup: Bashkim Bakiu

  • Saraj: Muhamed Elmazi

  • Likovë: Nexhmedin Sadiku

  • Haraçinë: Daut Beqiri

  • Zhelinë: Blerim Sejdiu

  • Tearcë: Daut Memishi

  • Bogovinë: Feti Abazi

  • Bërvenicë: Haqim Ramadani

  • Dollnen: Blerim Islami

Nga VLEN gjithashtu është bërë e ditur se ende nuk ka një vendim përfundimtar për kandidaturat në komunat e Gostivarit, Vrapçishtit, Studeniçanit dhe Çashkës, ndërsa vendimet për këto pritet të merren në ditët në vijim. /SHENJA/

MARKETING