(VIDEO) Zgjedhjet lokale, partitë politike vazhdojnë me prezantimin e kandidatëve

Në një skenë politike që vijojnë zëra dhe lakime të shumta në opinion para zgjedhjeve lokale, çdo ditë e më shumë po zbardhet gjithçka. Opozita shqiptare e bashkuar ose Aleanca Kombëtare për Integrim, i ka zyrtaziruar pothujse të gjithë kandidatët. Ndërkaq, të njejtën sot pritet ta bëjnë edhe Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, të cilët kanë paralajmëruar në orën 17:00 konferencë për media, nga ku edhe pritet ti prezantojnë kandidatët e tyre për tre komuna, duke përfshirë, Strugën, Dibrën dhe Haraçinën.
Ndërkohë, kryeministri dhe njëherësh kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot informoi se ata me kandidatin e tyre do të dalin edhe në Kërçovë.
Kujtojmë se koalicioni VLEN deri më tani ka zyrtaziruar vetëm përkrahjen e kandidatit të pavarur për komunën e Strugës, Mendi Qyrën dhe zv/kryeministri Izet Mexhiti, ka konfirmuar se do kërkonë mandatin e katërt në komunën e Çairit.
Emrat për kandidatë për kryetar komunash i ka kompletuar Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit, ndërsa ndonëse BDI fillo e para me zyrtarizimin e kandidatëve që i bëri në tre komuna, atë të Tetovës, Çairit dhe Zhelinës, pritet që edhe ajo së shpejti ti rrumbullaksojë edhe disa emra në disa komuna tjera që kanë mbetur.
Samir Mustafa /SHENJA/