Thirrje për oferta financiare për autosradën Kërçovë – Bukojçanë më 1 gusht, paralajmëroi Nikollovski

Thirrja për oferta financiare për autostradën Kërçovë – Bukojçan në gjatësi prej 11 kilometrave do të publikohet nesër, informoi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski.
Në një emision në TV Kanal 5, Nikolloski sot theksoi se po punohet në mënyrë intensive në zgjidhjet e autostradave të Korridorit 8, duke theksuar se kanë vendosur afat që deri në vitin 2028 nga kufiri me Bullgarinë deri në kufirin me Shqipërinë të jetë me autostradë.
“Punime intensive po zhvillohen në autostradën Kërçovë-Ohër. Nuk ka pasur punime në autostradë për plot 7.5 – 8 vjet dhe puna ka vazhduar për nëntë muajt e fundit, sepse na u deshën disa muaj për të parë se si ishte gjendja, për të mbledhur dokumente, për të bërë një analizë etj. Në këto tetë-nëntë muaj arritëm të përfundonim 20 kilometrat e parë, në fund të verës do të nisim edhe 17-18 kilometra të tjerë. Pastaj kalojmë në fazën më të vështirë, kanë mbetur edhe 17 kilometra plus dy kilometra tunele që janë përfunduar, tani po punohet në rrugët hyrëse. Pres që deri në fund të vitit të ardhshëm, siç është në përputhje me ligjin që është miratuar dhe afatin që është caktuar për ta përfunduar atë, dhe për herë të parë, do të kemi një projekt që është përfunduar në kohë, nuk do të jetë brenda afatit fillestar, por brenda afatit të zgjatur që nuk ishte vendosur nga ne, por nga qeveria e mëparshme, të respektohet dhe të përfundojë”, tha Nikolloski.
Nuk ndalojmë këtu, shtoi ministri dhe vazhdojmë me aktiviete në pjesën e lidhjes mes dy autostradave Ohër – Kërçovë dhe Bukojçan -Shkup. “Për Kërçovë Bukojçan pasnesër del thirrja për oferta financiare, e punojmë së bashku me Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Ka edhe grant komponentë, ato janë 11 kilometra, ndërsa në Gostivar – Bukojçan tashmë punohet në mënyrë intensive, njejtë edhe në Gostivar – Tetovë – Shkup tashmë ka autostradë dhe afati i fundit që e kemi vendosur është deri në fund të vitit 2028 nga kufiri me Bullgarinë deri në kufirin me Greqinë, gjegjësisht nga Kriva Pallanka deri në Strugë dhe Ohër të ketë autostradë”, tha Nikollovski.