(VIDEO) Valë të cunamit godasin Rusinë dhe Japoninë pas tërmetit në Gadishullin Kamchatka

(VIDEO) Valë të cunamit godasin Rusinë dhe Japoninë pas tërmetit në Gadishullin Kamchatka

Disa valë cunami goditën Rusinë dhe Japoninë pas një tërmeti të fuqishëm që u regjistrua në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, në Gadishullin Kamchatka, me magnitudë 8.8 ballë.

Valë deri në katër metra të larta u regjistruan në lindjen e largët të Rusisë.

Disa persona u plagosën në zonë pas tërmetit.

Në fillim të korrikut, pesë tërmete të forta ndodhën pranë Kamçatkës, më i forti kishte një magnitudë 7.4.

Tërmeti më i madh ishte 20 kilometra i thellë dhe ndodhi 144 kilometra në lindje të qytetit Petropavlovsk-Kamçatsky, i cili ka një popullsi prej 180,000 banorësh.

Një tërmet me magnitudë 9.0 në Kamçatka më 4 nëntor 1952 shkaktoi valë 9.1 metra në Hawaii, duke shkaktuar dëme, por jo viktima. /

 

 

MARKETING