Mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell, pasdite i paqëndrueshëm me shi dhe bubullima

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Pasdite dhe gjatë natës së enjte në disa vende do të jetë i paqëndrueshë me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, lokalisht në formë të stuhisë së shkurtër. Do të fryjë erë mesatare, në disa vende përgjatë Vardarit erë e përforcuar veriore.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri 20 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 26 deri 34 gradë.
Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar veriore. Gjatë natës do të ketë kushte për shi të përkohshëm. Temperatura minimale do të bie 17 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 32 gradë.
Të enjten në disa vende do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, lokalisht në formë të stuhisë së shkurtër. Do të fryjë erë mesatare, përgjatë Vardarit erë e përforcuar veriore. Pastaj të premten dhe të shtunën do të jetë kryesisht stabil me rritje të temperaturës së ditës. Destabilizim i ri i motit me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima pritet të dielën dhe në ditët e para të javës së ardhshme.