(VIDEO) LSM kërkon që paga minimale të bëhet 500 euro

(VIDEO) LSM kërkon që paga minimale të bëhet 500 euro

 

Lidhja e sindikatave të RMV-së në seancën e komisionit ekonomiko social që do të mbahet nesër do të riaktualizojë çështjen e pagave minimale dhe do të kërkoj nga qeveria rritje të pages minimale në 500 euro dhe rritje shtesë për 6000 denarë për të gjitha pagat tjera. Kështu ka bërë të ditur kreu I LSM-së Sllobodan Trendafilov. Ai gjithashtu njoftoi se LSM ka marë vendimin I cili verifikon përfaqsueshmërinë e saj.

SLLOBODAN TRENDAFILOV, KRYETAR I LIDHJES SË SINDIKATAVE TË RMV-SË

Paga minimale prej 400 eurosh në RMV është më e ulët se ajo në Serbi, Mal të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Slloveni dhe Kroaci. Qeveritë në rajon ofrojnë mbështetje për punëtorët dhe Qeveria në Maqedoni duhet të bëjë të njëjtën gjë. Shporta minimale sindikale e llogaritur nga LSM vitin e kaluar është rritur për 6.500 denarë dhe këtë vit vetëm pjesa e ushqimit dhe pijeve është rritur për 2.000 denarë që nga përfundimi i masës së fundit”.

Përderisa të punësuarit kërkojnë rritje të pagës minimale, kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se qeveria po punon që të rritet paga mesatare, pasi siç thotë ai, ajo nuk mjafton.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

Dua të them që paga mesatare duhet të jetë edhe më e lartë dhe ne si qeveri, vazhdojmë të punojmë në atë drejtim. Megjithatë, vetë fakti që si paga mesatare bruto ashtu edhe ajo neto po rriten për më shumë se 11 % është një demant për të gjithë ata, do të thoja nekrofilë brenda opozitës, të cilët në periudhën e kaluar kanë ndërtuar dhe ushqyer vazhdimisht publikun me gënjeshtra se pagat nuk janë rritur”.

Kreu i LSM-së Sllobodan Trendafilov ka theksuar se nesër është një mundësi e mirë për Qeverinë të tregojë se kujdeset për punëtorët dhe që deputetët të miratojnë ndryshime të shpejta ligjore dhe të vendosin një pagë minimale prej 500 eurosh para zgjedhjeve lokale.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING