Dështoi përpjekja e fundit: Kuvendi i Kosovës nuk u konstituua as në orët e vona

Ka dështuar edhe vazhdimi i sotëm, në orët e vona, i seancës konstituive të Kuvendit – përpjekja e 54-të me radhë për ta konstituuar këtë institucion ligjvënës dhe njëherësh e fundit brenda afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, raporton Ekonomia Online.
Sipas vendimit të Gjykatës, ligjvënësve u ndalohet të ndërmarrin veprime deri më 8 gusht.