Aliu: Transformim digjital, aplikacion i ri dhe decentralizim i shërbimeve onkologjike

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, gjatë pjesëmarrjes së tij sot në emisionin “Stadion” në Kanal 77, njoftoi për futjen e një zgjidhjeje të re softuerike që do ta lehtësojë komunikimin dhe lëvizjen e pacientit nëpër sistemin shëndetësor.
“Aplikacioni do t’i mundësojë pacientit që në çdo kohë të fusë tregues shëndetësorë, mbi bazën e të cilëve mjeku amë ose specialisti do të mund të reagojë menjëherë – duke ndryshuar terapinë ose duke dhënë rekomandime për trajtim të mëtejshëm. Nëse sistemi detekton vlera jashtë normales, do të alarmojë automatikisht,” theksoi Aliu.
Ministri Aliu gjithashtu njoftoi për disperzimin e shërbimeve onkologjike edhe jashtë Shkupit, duke e bërë të mundur trajtimin e pacientëve onkologjikë edhe në spitalet e Shtipit, Tetovës, Bitolës dhe në Spitalin e Përgjithshëm „8 Shtatori“.