McLaren dominon provat zyrtare në Belgjikë, Norris niset i pari

McLaren dominon provat zyrtare në Belgjikë, Norris niset i pari

Piloti britanik i Meklarenit, Lando Norris, siguroi “pol posizhën” në pistën e Spa, e vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Belgjikës në Formula 1. Ai regjistroi kohën 1 minutë, 40 sekonda e 562 të mijtat, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Oskar Piastri. Në vendin e tretë u rendit piloti i Ferrarit, Sharls Leklerk, ndërsa i katërti u klasifikua Maks Verstapen me Red Bull. Në vendin e pestë u rendit piloti i Villiamsit Aleksander Albon, që arriti të lërë pas Xhorxh Rasell me Mercedes. Gara për Çmimin e Madh të Belgjikës do të zhvillohet të dielën me fillim në orën 15:00

MARKETING