Ndërpritet seanca konstituive, pritet të vazhdojë sonte në ora 22:00

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari ka ndërprerë seancën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Ai tha se seanca do të vazhdojë sonte rreth orës 22:00.
Seanca për ditën e sotme u thirri pasi Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur masë të përkohshme ndaj veprimeve dhe vendimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit, duke ndaluar çdo aktivitet parlamentar nga data 26 korrik 2025 deri në një vendim të mëtejmë.
Kuvendi ka mbetur pa u konstituar pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk po heqë dorë nga emri i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, gjersa kryesuesi po ashtu ka vënë si pikë të rendit të ditës formimin e një Komisioni që do të mundësonte votim të fshehtë në Kuvend për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Në anën tjetër, partitë tjera, PDK, LDK e AAK kanë thënë se nuk do ta votojnë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, ndërsa po ashtu çështja e Komisionit zgjedhor nuk po arrihet në mungesë kuorumi.
Që nga zgjedhjet e 9 shkurtit, vendi ka mbetur pa formuar institucione të reja./Telegrafi/