Interi përgatit një ofertë të re për Lookman, kjo pritet ta bind Atalantan

Interi përgatit një ofertë të re për Lookman, kjo pritet ta bind Atalantan

Interi po përgatit një ofertë të re për sulmuesin e Atalantës, Ademola Lookman, me Nerazzurrët që e kanë rritur ofertën e tyre deri në 45 milionë euro, përfshirë bonuset.

Sipas asaj që është raportuar nga Corriere dello Sport, skuadra e Cristian Chivu është gati të rrisë ofertën e tyre me 5 milionë euro, pasi ata dërguan një ofertë fillestare prej 40 milionë eurosh më parë këtë javë .

Kjo është ende nën çmimin prej 50 milionë eurosh që Atalanta vendosi për yllin nigerian, por të dyja palët po i afrohen një marrëveshjeje, pavarësisht se klubi nga Bergamo është gati të qëndrojë i vendosur në kërkesat e tyre.

Raportet nga Corriere dello Sport sugjerojnë se Nerazzurrët do t’i paraqesin Atalantës një ofertë të përmirësuar në fillim të javës së ardhshme dhe se do të jetë një blerje e përhershme – në vend të huazimit me detyrim blerjeje.

Interi thuhet se e ka vullnetin e lojtarit në anën e vet, me Lookmanin që është i etur të përfundojë një transferim për t’u bashkuar me finalistët e Ligës së Kampionëve.

Prandaj, klubi zikaltër mund ta përdorë këtë si një levë në negociatat me Atalantën dhe ta kompletoj transferimin në fillim të javës.

MARKETING