Itali, zjarri në rajonin Campobasso kërcënon vendbanimet

Itali, zjarri në rajonin Campobasso kërcënon vendbanimet

Një zjarr i madh ka shpërthyer në zonat me pyje dhe shkurre në Italinë jugore, duke kërcënuar disa vendbanime, raporton Anadolu.

Forcat ajrore, përfshirë aeroplanë dhe helikopterë, shkuan në rajon për të vënë zjarrin nën kontroll.

Megjithatë, përpjekjet e zjarrfikësve po pengohen më tej nga erërat e forta që fryjnë në rajonin Campobasso.

Ky zjarr është pjesë e një vale më të gjerë zjarresh të shkaktuara nga një valë ekstreme e të nxehtit që ka prekur pjesën më të madhe të Evropës.

Temperaturat e larta kanë çuar në emergjenca në disa vende, duke i detyruar autoritetet të evakuojnë dhe të mbyllin zona të caktuara.

MARKETING