QMK: 29 zjarre në hapësirë të hapur, pesë zjarre aktive dhe dy nën kontroll

QMK: 29 zjarre në hapësirë të hapur, pesë zjarre aktive dhe dy nën kontroll

Qendra për Menaxhimin e Krizave informon se deri në orën 08:00, ka gjithsej 29 zjarre në hapësirë të hapur, nga të cilat 5 janë aktive, 2 janë nën kontroll dhe 22 janë shuar.

Zjarre aktive:

1. Komuna e Zhelinës: fshati Zhelinë në drejtim të Erebinës

2. Komuna e Vasilevës: fshati Niviçino

3. Komuna e Makedonski Brod 1: fshati Greshnicë

4. Komuna e Makedonski Brod 2 (e riaktivizuar): midis fshatrave Creshnevo, Lokvica, Krapa

5. Komuna e Prilepit: midis fshatrave Careviq dhe Smolani

Zjarret nën kontroll:

1. Komuna e Makedonski Brodit: Fshati Sllatinë

2. Komuna e Velesit: afër fshatrave Xhidimirci – Krushje – Ivankovci

Zjarret janë shuar në këto komuna: Studeniçan, Butel, Saraj, Kisella Vodë, Krushevë, Demir Hisar, Resnjë, Dojran, Strugë, Sveti Nikollë, Shtip, Koçan, Kumanovë, Likovë, Nagoriçane, Tetovë dhe Govari.

MARKETING