Usyk e nokauton Duboisin dhe rikonfirmohet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda

Usyk e nokauton Duboisin dhe rikonfirmohet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois. 

Raundin e parë Usyk e nisi më mirë me një goditje të saktë, ndërsa Dubois synoi trupin e ukrainasit, por pati vështirësi të godasë. Në fund realizoi një kombinim të mirë, por Usyk u kundërpërgjigj menjëherë.  

Raundi i dytë ishte i balancuar, me të dy boksierët që shkëmbyen goditje të forta. Dubois befasoi me dy goditje të fuqishme, por Usyk reagoi duke e lëkundur britanikun në sekondat e fundit. 

Në raundin e tretë Dubois ishte tejet agresiv, por Usyk e kontrolloi me mjeshtëri me lëvizje të shkëlqyera duke i dhënë një goditje të fortë me të majtën. 

Në raundin e katërt Usyk shmangu me lehtësi një goditje të fuqishme nga Dubois dhe kontrolloi ritmin me kundërsulme të mençura, ndërsa britaniku dominoi qendrën, por pa efikasitet në goditje. 

Ishte raundi i pestë ai që bëri dallimin në këtë meç me Usyk që dha disa goditje të njëpasnjëshme tejet të fuqishme, për ta rrëzuar Dubois në ring.

MARKETING