(VIDEO) Mexhiti: Ligji për shkollat fetare do të miratohet para pushimit të deputetëve

(VIDEO) Mexhiti: Ligji për shkollat fetare do të miratohet para pushimit të deputetëve

Delegacion i Qeverisë, respektivisht koalicionit VLEN i udhëhequr nga zv.kryeministri Izet Mexhiti kanë vizituar Medresenë “Isa Beu”’, pasi dit më parë në Qeveri miratuan vendimin për akreditimin dhe njohjen e diplomave të këtij institucioni.

Zv.kryeministri Mexhiti tha se për zgjidhjen e kësaj çështje janë angazhuar në mënyrë direkte kreu i Alternativës po edhe zv.ministri i Arsimit, Lulzim Aliu.

Deklaroi se çështjen të cilën nuk e zgjodhën ministrat e Arsimit të BDI-së e zgjodhi VLEN dhe ministrja maqedonase.

IZET MEXHITI – ZV.KRYEMINISTËR

Po eliminohet një diskriminim, një problem i të së kaluarës, ku edhe përfaqësues të BFI-së po edhe të politikës nuk kemi pasur përgjigje ndaj atyre fëmijëve që kanë mbaruar medresenë dhe pse mos të pranohen diplomat e tyre, pse të mos e kenë të drejtën të regjistrohen në fakultete, sot po konstatojmë që po eleminohet ky diskriminim dhe të njëjtën kohë për barazi. E zgjidhim një çështje një ministre maqedone, të cilën nuk e zgjedhën ministrat e arsimit shqiptar që kanë pasur mundësi në të kaluarën.

Si ngjarje historike akreditimin e medresësë “Isa Beu”, e ka cilësuar edhe kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir ef. Fetahu. Ai pret që pas këtij akti të rritet edhe numri i nxënësve që do të vazhdojnë mësimin në Medrese.

SHAQIR EF. FETAHU – KRYETAR I BFI-SË

Ne këtë ditë dhe kalimin e këtij ligji në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut e kemi definuar si një ngjarje historike për arsye se përpjekjet tona mbi katër dekada vërtetë tashmë, janë realizuar dhe tani, medreseja dhe nxënësit e sajë barazohen me të gjithë nxënësit dhe nxënëset e shkollave të mesme në RMV.

Për çështjen e diplomave për nxënësit që kanë kryer veçmë Medresenë, foli Zeqirija Ibrahimi.

ZEQIRIJA IBRAHIMI – KRYETAR I ALTERNATIVËS

Në mënyrë, retro aktive ata nxënës që në të kaluarën e kanë përfunduar medresenë të mund ti japin ato provime plotësuese që nuk kanë qenë të parapara me këtë plan- program i cili do të akreditohet dhe pasi ti japin ato provime, atyre u lejojnë të kalojnë në maturën shtetërore dhe pastaj futen në fakultetet e tjera.

Ligji i miratuar në Qeveri pritet të shkojë për miratim në Kuvend dhe më pastaj të hy në fuqi, për këtë çështje, zv. Kryeministri, Mexhiti tha se janë në komunikim me kreun e Kuvendit që i njëjti të miratohet para pushimeve. Kujtojmë, veç Medresesë me ligj janë rregulluar edhe të gjitha shkollat me drejtime fetare që veprojnë në RMV.

Mevludin Imeri /SHENJA/

 

MARKETING