Mexhiti: Sot nënshkruam kontratat me komunat për 829 projekte të reja!

Mexhiti: Sot nënshkruam kontratat me komunat për 829 projekte të reja!

Zv/kryeministri Izet Mexhiti, ka njoftuar se sot nënshkruan kontratat me komunat për 829 projekte të reja, me vlerë rreth 15 miliardë denarë!
“Kjo është një ditë e rëndësishme për qytetarët dhe për të ardhmen e komunave tona. Me këtë hap të madh, po e konkretizojmë zotimin tonë për zhvillim të barabartë, investime reale dhe bashkëpunim të ndershëm mes pushtetit qendror dhe atij lokal.
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, si pjesë aktive e këtij procesi, kontribuon me projekte në vlerë prej rreth 2.5 miliardë denarësh. Këto mjete do të shfrytëzohen për:
Përmirësimin e sistemeve të ujësjellësit dhe kanalizimeve;
Projekte për mbrojtjen e mjedisit dhe pastrimin ekologjik;
Investime në infrastrukturën e gjelbër dhe zhvillim të qëndrueshëm;
Planifikim hapësinor që reflekton nevojat reale të qytetarëve.
Premtuam punë e zhvillim, dhe kjo po ndodh. Po sjellim ndryshime të prekshme në jetën e qytetarëve.
Po e ndryshojmë mënyrën se si qeveriset ky vend: me përgjegjësi, me transparencë dhe me fokus të qartë tek qytetari.
Po vendosim themelet e një zhvillimi të drejtë për të gjithë, pa dallim komune, partie apo përkatësie”, ka shkruar Mexhiti.

MARKETING