Arbër Ademi: Skandalet nuk kanë fund! Shqiptarët dhe MO po sulmohen nga çdo drejtim

Arbër Ademi: Skandalet nuk kanë fund! Shqiptarët dhe MO po sulmohen nga çdo drejtim

Nënkryetari i BDI-së, Arber Ademi, ka bërë një reagim ndaj një iniciative ligjore që po trajtohet sot në seancën plenare dhe që sipas tij përbën një goditje të rëndë ndaj shqiptarëve dhe Marrëveshjes së Ohrit.

Më poshtë shkrimi i plotë i Ademit:

Skandalet nuk kanë fund! Shqiptarët dhe Marrëveshja e Ohrit po sulmohen nga çdo drejtim: institucionalisht, ligjërisht e politikisht.

Sot jemi dëshmitarë të një tjetër goditjeje të rëndë: VMRO-DPMNE, në bashkëpunim me “Vlen”, ka propozuar fshierjen e nenit 96 nga Ligji për Policinë, nen që parasheh përfaqësim të drejtë dhe adekuat në këtë institucion. Propozim-ligji është sot në seancë plenare!!

Dhe kjo po ndodh në heshtje, me dorën e atyre që thonë se “kujdesen për shqiptarët”…

Neni 96 që dëshirojnë ta fshijnë nga Ligji ekzistues për Policinë thotë:

1) Gjatë punësimit në Polici, duhet të jenë të përfaqësuar në mënyrë të drejtë dhe të barabartë qytetarët që i përkasin të gjitha bashkësive, duke respektuar kriteret e aftësisë profesionale dhe kompetencës.
2) Gjatë punësimit në Polici duhet të respektohet parimi i barazisë gjinore.

MARKETING