Dimitrov: Atë që siguruam me Marrëveshjen e Prespës, BE-ja lejoi të sulmohet nga Bullgaria

Dimitrov: Atë që siguruam me Marrëveshjen e Prespës, BE-ja lejoi të sulmohet nga Bullgaria
AFET committee meeting - Exchange of views with Foreign Minister of the former Yugoslav Republic of Macedonia

“Evropa duhet të jetë një partner i qëndrueshëm, konsistente dhe parimor, një partner që mban dhe përmbush premtimet. Një partner që është i zëshëm kur kryhen padrejtësi, kur shkelet e drejta ndërkombëtare, kur abuzohen të drejtat e njeriut. Ne nuk e shohim këtë”, tha kryetari i “Solucija”, Nikolla Dimitrov, në “Simpoziumin Simi” të mbajtur për herë të 27-të në Greqi.

“Forca e BE-së ka qenë gjithmonë në parimet e saj. Në momentin që Evropa braktis vlerat e saj, ajo bëhet asgjë. Evropa duhet të jetë një partner i qëndrueshëm, konsistente dhe parimor, një partner që mban dhe përmbush premtimet. Një partner që është i zëshëm kur kryhen padrejtësi, kur shkelet e drejta ndërkombëtare, kur abuzohen të drejtat e njeriut. Ne nuk e shohim këtë”, tha Dimitrov.

Ai foli për përvojën vendit në integrimin evropian dhe bllokadat me të cilat përballet vendi.

“BE-ja ka lejuar që ajo që ishte më e rëndësishme për ne dhe ajo që siguruam me Marrëveshjen e Prespës, atë që Greqia e pranoi, që ne jemi maqedonas, që flasim gjuhën maqedonase, tani të sulmohet nga Bullgaria. Bullgaria me krenari shfrytëzoi veton, pasi ajo na u imponua për herë të parë nga Franca, një gabim i tmerrshëm gjeostrategjik nga Parisi. Dhe tani, në vend që të flasim për reforma, jemi të bllokuar me çështje të turpshme nga shekulli i kaluar, me një narrativë që është thjesht e papranueshme në Evropën e shekullit të 21-të dikush tjetër më thotë kush jam dhe çfarë gjuhe flas”, tha Dimitrov.

Ai foli gjithashtu për rolin e BE-së në skenën gjeopolitike globale, duke theksuar se me një politikë kompromisi kur vlerat kryesore janë në rrezik, BE-ja po minon si besueshmërinë e vet ashtu edhe rëndësinë e saj në një botë që po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme dhe e paparashikueshme.

MARKETING