Presidenti Trump pyetet se kush është futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve, ja përgjigjja e tij

Mbrëmë u mbajt finalja e madhe e Botërorit të Klubeve.
Dhe nuk kishte si të mungonte në stadium edhe presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Trump, madje dha edhe një intervistë me platformën e njohur sportive, “DAZN”.
Ai u pyet se kush është futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve dhe kjo ishte përgjigjaj e tij.
“Shumë vjet më parë, kur isha i ri, ata sollën një lojtar të quajtur Pele për të luajtur dhe ai luajti për një ekip të quajtur Cosmos”, tha Trump.
Dhe ky vend ishte plot e përplot – ishte një version më i hershëm i këtij stadiumi [Stadiumi MetLife] dhe ishte Pele. Nuk dua të dal me veten, por kjo ndodhi shumë kohë më parë dhe isha një djalë i ri, kështu që erdha të shikoja Pelën dhe ai ishte fantastik. Kështu që ndoshta do të veproj sipas modës së vjetër – kjo është si të thuash Babe Ruth – dhe të them se Pele ishte shumë i shkëlqyer”, shtoi Trump.
Kujtojmë se mbrëmë Chelsea, u shpall kampion bote për herë të dytë, ku mposhti PSG-në me rezultat 3-0.