Shkëndija nxjerr në shitje biletat për duelin me TNS-në, kushtojnë 300 denarë

Ndeshja mes Shkëndijës dhe The New Saints mund të ndiqet me një çmim prej 300 denarësh. Biletat do të jenë në dispozicion nga dita e sotme.
Takimi i dytë ndërmjet këtyre dy skuadrave i xhiros së parë kualifikuese në UEFA Champions League do të zhvillohet më 15 korrik në stadiumin ‘Todor Proeski’ në Shkup, me fillim nga ora 20:00.
Biletat mund të blihen në Tobacco Monaco në Tetovë si dhe online përmes platformës mktickets.mk, duke nisur nga dita e sotme (e premte, 11 korrik).
Ditën e ndeshjes, ato do të jenë të disponueshme edhe në pikat e shitjes në vetë stadiumin ‘Todor Proeski’.