(VIDEO) OKH “Merhamet” organizoi tribunë shkencore për 30 vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës

(VIDEO) OKH “Merhamet” organizoi tribunë shkencore për 30 vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës

Organizata Kulturore Humanitare MERHAMET organizoi tribunën shkencore me rastin e 30-vjetorit të Gjenocidit të Srebrenicës. Duke e potencuar faktin se kjo ka qenë një nga krimet më të mëdha kundër njerëzimit në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, panelistët thanë se ky gjenocid mbetet plagë e gjithë Ballkanit.

Profesor doktor Muamer Xhananoviç theksoi se mohimi i gjenocidit është dhunë e vazhdueshme ndaj viktimave.

Muamer Xhananoviç, profesor

Gjatë ekzekutimit të krimeve masive, menjëherë është filluar edhe me fshehjen e gjurmëve. Nuk e di nëse e dini se në territorin e Bosnje Hercegovinës, një numër i konsiderueshëm të varrezave masive është gjetur pas përfundimit të luftës. Deri sot e kësaj dite, 7000 trupa ose eshtra të të vdekurve janë gjetur, ndërsa përafërsisht 1000 nuk janë gjetur”.

Edhe doktor Jasmin Mediq foli për periudhën trazuese kur boshnjakët dëboheshin për në Turqi.

Jasmin Mediç, autor

Pas Luftës së Dytë Botërore filloi periudha e dëbimit të boshnjakëve nga territoret e Sanxhakut për në Turqi dhe atëherë filloi zgjimi i nacionalizmit serb. Çfarë do të thotë kjo? Problemi demografik i muslimanëve në Sanxhak edhe te shqiptarët në Kosovë ishin një nga pengesat më të mëdha të tyre”.

Ndërkohë, duke ju referuar artikujve që janë shkruar për Srebrenicën, Nuridin Ahmeti nga Instituti Albanologjik në Prishtinë, tha se shtypi potenconte se gjenocidi ishte lejuar të ndodhte edhe pse kishte garanci për mbrojtjen e popullatës boshnjake.

Nuridin Ahmeti, Instituti Albanologjik në Prishtinë 

Fajtori për të gjithë këtë që ndodhi në Srebrenicë ishte bashkësia ndërkombëtare, pra qëndimi i shtypit. Ata dëshironin ta shfajësonin vetëveten, por realiteti ishte ndryshe. Të dhënat tregonin se ata u treguan joserioz në mbrojtjen e popullisë muslimane boshnjake dhe ky mos seriozitet i tyre që e kishin dhënë garanci për mbrojtje rezultoi në masakrimin e kësaj popullate nga ushtria serbe”.

E kryetari i O.K.H. Merhamet Ridvan Xhaferi u shpreh se para 30 viteve në Srebrenicë ndodhi një nga plagët më të rënda të historisë moderne evropiane, gjenocid që mori mbi 8000 jetë, me të vetmin faj sepse ata ishin muslian dhe ishin boshnjak.

Ridvan Xhaferi, Kryetari i O.K.H. Merhamet

Populli shqiptar dhe ai boshnjak kanë ndarë historikisht lidhje të forta kulturore, shpirtërore e fetare. Të dy popujt janë rritur në të njejtën hapsirë osmane ballkanike, të bashkuar nga islami dhe nga përvoja e padrejtësisë dhe spastrimeve etnike. Masakra në Srebrenicë, nuk është një tragjedi vetëm e boshnjakëve, por është plagë e Ballkanit mbarë”.

Ata gjithashtu propozuan futjen e temës së Srebrenicës në sistemin arsimor.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING