Ylli i ri i Realit: Krahasimi me Raulin është i madh, ai më mësoi shumë

Gonzalo Garsia ishte edhe një herë ylli i shfaqjes në fitoren e Real Madridit ndaj Juventusit.Goli i tij, i treti në këtë garë, i siguroi ekipit të Çabi Alonsos një vend në çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube.
Sulmuesi e analizoi ndeshjen në një intervistë me DAZN: “E dinim që do të ishte një ndeshje intensive që nga fillimi. E nisëm pak ngadalë, por më pas u rritëm, duke ruajtur ritmin, duke e lodhur kundërshtarin dhe duke mbërritur shpesh në zonë”.
Lidhur me goditjen e tij me kokë, Garsia shtoi: “Gjithmonë përpiqem të jem i pranishëm në zonë. Kjo është puna dhe qëllimi im.”
Kur u pyet për ngjashmëritë me Raulin, sulmuesi u përgjigj me shumë përulësi:
“Krahasimi me Raulin është i madh. Ai më mësoi shumë gjatë dy viteve që kaluam së bashku në Castilla dhe jam shumë mirënjohës për gjithçka që më transmetoi.”
Gonzalo Garsia është talenti i ri i Real Madridit, i cili po ecën përpara me përulësi dhe vendosmëri. Golat e tij dhe performancat në fushë konfirmojnë se ai mund të luajë një rol udhëheqës në sezonin e ardhshëm.