Ahmeti: Regjistrimi ishte në kuadër të marrëveshjeve, shqiptarët nuk do të ndahen asnjëher!

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në një prononcim të shkurt për media, deklaroi se “shqiptarët as kanë qenë të ndarë dhe as do të ndahen ndonjëherë”, duke shtuar se “Regjistrimi i popullsisë është në kuadër të marrëveshjeve”.
Kjo pas debatit të fundit në opinion lidhur me Regjistrimin e Popullsisë, sidomos për ndarjen e popullatës në rezident dhe jorezident.