Eurokomisionerja për zgjerim, Marta Kos mbërriti në Shkup

Eurokomisionerja për zgjerim, Marta Koso ka mbërritur sot në Shkup, një vizitë rajonale, por edhe në kuadër të takimit të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
MARKETING
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski ka pritur sot zyrtaren e lartë evropiane. Vizita e saj në vend është me rastin e takimit të nesërm të liderëve të Bashkimit Evropian – Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet në Shkup dhe do të diskutohet Plani i Rritjes.
“Në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, fokusi do të jetë në Planin e Rritjes, agjendën e reformave, si dhe sfidat me të cilat përballet vendi ynë dhe rajoni në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE”, informoi ministri i Punëve të Jashtme në një postim në Facebook.
Mucunski njoftoi se sot ai dhe kryeministri Hristijan Mickoski do të takohen me Kos, duke theksuar se për Qeverinë, integrimi evropian nuk është vetëm një angazhim deklarativ, por një përcaktim i qartë strategjik.
Theksova vendosmërinë e fortë të Qeverisë për t’u integruar në BE, me dinjitet dhe përmes zbatimit të reformave të konsiderueshme në fushat e sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik dhe transformimit digjital.
Komisionerja Kos përshëndeti agjendën e reformave të Qeverisë dhe konfirmoi mbështetjen e Komisionit Evropian për progresin e Rajonit në rrugën evropiane