(VIDEO) Pritet mot me shi dhe erë të fuqishme

(VIDEO) Pritet mot me shi dhe erë të fuqishme

Vala përvëluese e të nxehtit ka pushtuar Maqedoninë e Veriut, duke e kthyer çdo cep të vendit në një zonë nën alarm temperaturash ekstreme. Termometri ditët e fundit ka kaluar mbi 38 gradë Celsius në disa qytete, ndërsa ajri i rënduar dhe dielli përvëlues po ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve.

MARKETING

Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike ka dalë me një paralajmërim zyrtar, duke konfirmuar se vala e të nxehtit nuk ka ndërmend të tërhiqet —por përkundrazi, gjatë këtij vikendi theksojnë që do të ndjejmë freski pasiqë do të jemi nën ndikimin e rrymës ajrore veriore, e cila do të arrijë shpejtësinë mbi 70 km në orë, e cila do të shkaktojë rënie të temperaturave për këtë vikend.

Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike

“Nesër dhe të dielën do të jemi nën ndikimin e rrymës ajrore veriore, do të fryejë erë e fortë veriore, e cila do arrinë shpejtësinë mbi 70 km në orë, ndërsa ajo do të shkaktojë rënie të temperaturave, d.m.th për vikend do të kemi temperaturë më të freskët me temperatura maksimale diku prej 26 deri 36 gradë celsius, në Shkupit deri 34 gradë celsius. Prej të hënës edhe tutje do të mbajë mot stabil me diel”.

Ndërkaq në ditët në vijim ata thonë se vala e të nxehtit do të rikthehet përsëri, nga ku potencuan që do të mbajë mot stabil dhe me diell. Ndërkaq, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, sidomos gjatë orëve të mesditës të  evitojnë daljet, të qëndrojnë të hidratuar dhe të përdorin rroba sa më të lehta. Ndërkaq po monitorohet edhe rreziku i shtuar për zjarre dhe mungesë të reshjeve.

Anida Murati /SHENJA/

 

 

MARKETING