Manchester United në garë për Ardon Jasharin, kontaktojnë agjentin e mesfushorit

Manchester United ka nisur lëvizjet konkrete për të siguruar shërbimet e Ardon Jasharit, mesfushor i talentuar shqiptar i Club Brugge, duke zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e lojtarit. Sipas raportimeve të fundit, “Djajtë e Kuq” po përpiqen të parakalojnë Milanin në garën për 22-vjeçarin shqiptar me pasaportë zvicerane.
MARKETING
Jashari ka qenë një nga zbulimet më të mëdha të sezonit në kampionatin belg, duke fituar çmimin “Lojtari i Vitit” në Jupiler Pro League, ndërsa ishte një nga shtyllat kryesore të skuadrës së trajnerit Nicky Hayen që përfundoi sezonin në vendin e dytë.
Edhe pse luan si organizator i thellë, një rol që ka ngjallur krahasime me legjendën e Barcelonës, Sergio Busquets, Jashari ka qenë vendimtar edhe në aspektin ofensiv, duke shënuar 4 gola dhe dhënë 6 asistime në të gjitha garat.
Interesimi i Manchester United vjen në një moment ku klubi kërkon të rinovojë repartin e mesfushës dhe Jashari shihet si një profil ideal për të ardhmen. Megjithatë, gara mbetet e hapur, pasi edhe Milani ka shprehur interes serioz për lojtarin e kombëtares zvicerane.
Merkatoja e verës sapo ka nisur, por Ardon Jashari duket se do të jetë një nga emrat më të përfolur të kësaj vere.